Komuniteti mysliman do të drejtohet nga një prej antarve të kryesisë së tij. Gjashtëdhjetë e tetë vjeçari Selim Muça zëvendson kështu ish-kreun e komunitetit mysliman Haxhi Hafiz Sabri Koçi i cili dha dorëheqjen pak kohë më parë për arsye shëndetsore. Tetëdhjetë antarët votuan për pesë kandidatë ndër të cilët myftiu i Shkodrës, ai i Tiranës, i Beratit dhe një tjetër funksionar në komunitetin musliman, por pesëdhjetë e gjashtë votat pro Selim Muçës, profesioni i të cilit në fakt është inxhinier, zgjodhën atë si kreun e komunitetit. Muça bëri betimin menjëherë pas shpalljes kryetar i komunitetiti mysliman.
“ Do tëpunoj me ndërgjegje të plotë islame për lartsimine fesë së Allahut, do zbatoj me pikmëri statutin dhe rregulloren e komunitetit mysliman dhe do të punoj me ngulm për forcimin e ndjenjës kombtare dhe atdhedashurisë për myslimanët e Republikës së Shqiprisë, betohem!”
“ Betohem n’emër të Allahut se do t’punoj me drejtsi, me devotshmëri dhe përkushtim!”
Zgjedhjes së tij i ka paraprirë një mbledhje disaorëshe e cila sipas antarve të kryesisë ka kaluar e qetë dhe pa debate. Kryetari i nderit të bashkësisë myslimane të Elbasanit e ka përshëndetur zgjedhjen e Muçës kryetar. Ajo që u duk si një përçarje mes komunitetit, jo për shkak të çështjes fetare, por kryesisht për pronat konsiderohet nga ai një histori e mbyllur.
“ S’e kam konsideru asnjëherë ndarje veçse na, m’kupton ti, islamin e kuptojmë me të vjetër, të mesëm dhe të ri, se pa të ri nuk ka islam dhe pa fidanishte nuk ka prodhim.”
Mbledhja e antarve të komunitetit ka vijuar me të tjera çështje të rendit të ditës. /tvklan.al