Shërohen 6 mjekë e infermierë, 33 persona në total

COVID-19 u ka marrë jetën edhe dy pacientëve në vendin tonë.

Ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 197, por fatmirësisht  nuk ka zgjerim të hartës me qytete të reja. 74 persona janë të shtruar në pavionin Infektiv në QSUT.

Deri tani janë shëruar 6 persona nga personeli mjekësor, duke rezultuar negativ pas dy testeve për koronavirus. Katër prej tyre janë mjekë dhe infermierë të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’. 

Por sërish kemi personel mjekësor të infektuar.

Qytetet që kanë përhapje më të madhe të COVID-19 janë Tirana, Fieri, Korça dhe Durrësi.

Tv Klan