Krerët e shtetit bëhen bashkë në Vlorë, Rama shmang Lelin. PD feston edhe “çlirimin”

Edhe pse komunikimi publik është inekzistente, Presidenti, Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës ju bashkuan ceremonisë për 109-vjetorin e Pavaresisë në Sheshin e Flamurit, pa e marrë mundimin as të përshëndeteshin me njëri-tjetrin.

Pasi nderuan dhe vendosën kurora me lule në monumentin e Pavarësisë, njësoj si në nisje u larguan pa u përshëndetur. Pas ceremonisë zgjodhën të dy të uleshin me të besuarit e tyre në të njëjtën zone, në lokale që i ndajnë vetëm pak metra nga njëri-tjetri.

Kryeministri me deputetët e tij, ku kryebashkiaku Leli mesa duket nuk kishte vend dhe Presidenti me të parin e listës së Partise Demokratike në Vlorë, Bujar Leskajn.

Demokratët nuk ishin në Vlorë, por si çdo vite kujtuan festën e çlirimit në të njëjtën ditë me Pavarësinë. Edhe Lulzim Basha më të besuarit e tij në parti nderoi përpara monumentin “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet.

Tv Klan