“Nëse situata nuk përmirësohet reduktojmë 4.6% të forcës së punës”

Kompanitë e huaja janë duke mbajtur në punë punonjësit ndërsa vetëm 17% e tyre kanë bërë shkurtime.

Në një anketë të zhvilluar nga dhoma amerikane e tregtisë del në pah se deri më sot janë 30 firma që kanë bërë shkurtime të punëtorëve kundrejt një numri prek 464 punonjësish.

Por anëtarët e kësaj dhome shprehin shqetësim për të ardhmen e afërt, pasi 16 kompani deklarojnë se po planifikojnë të kryejnë pushime nga puna për 666 individë nëse në dy muajt e ardhshëm situate nuk përmirësohet.

“Nëse zbatohet, këto shkurtime do të rrisnin numrin e përgjithshëm të humbjeve të vendeve të punës për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në rreth 4.6% të forcës së punës të kombinuar. Asnjë nga kompanitë nuk raportoi plane të menjëhershme për të deklaruar falimentim.”

Dhoma Amerikane përfaqëson 224 kompani me një fuqi punëtore prej 38 mijë vetash. Ajo I ka kërkuar qeverisë trajtimin me pagesë papunësie të punëtorëve që humbin punën, shtyrjen e pagesës së disa taksave dhe dhënien e kredive përmes garancisë sovrane me interesa 0.

Sipas të dhënave nga drejtoria e tatimeve deri në 15 prill të këtij viti, që prej nisjes së pandemisë, kanë dalë nga tregu i punës 55 mijë persona.

Tv Klan