Punonjëset e rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh kanë hyrë në ditën e 19 të grevës.

Ato shprehen se do ta vijojnë luftën e tyre deri në plotësimin e kërkesave që kanë.

“Nuk na mposhtin dot”, shprehen ato.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që gratë të dalin nga greva në mënyrë që të bisedojnë. Ai është shprehur se nuk do të bisedojë për këtë problematikë nëse ka kushte dhe ultimatume.

Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafinerinë e Ballshit. /tvklan.al