Sektori i turizmit ka shënuar një tjetër rekord për muajin Prill duke u rritur me 38% numrin e vitiorëve të huaj në vendin tonë krahasuar me Prillin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, për muajin që lamë pas regjistrohen rreth 800 mijë turistë të huaj, duke e çuar në 2.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në 4 muajt e parë të vitit në vendin tonë.

Duke parë ecurinë pozitive të këtij sektori me shifra që tejkalojnë pritshmëritë. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bën të ditur se në bashkëpunim me institucionet publike dhe sektorin privat po punohet intensivisht për një sezon turistik veror me prioritet; sigurinë, pastërtinë dhe rritjen e standardeve në shërbime nën zhvillimin e qëndrueshëm.

Ndërkohë në kuadër të sezonit turistik deri më tani bëhet e ditur se janë certifikuar mbi 110 operatorë turistikë dhe mbi 600 udhërrëfyes turistikë të certifikuar.

Për vitin 2024 pritshmëritë janë për rreth 30% më shumë vizitorë të huaj se viti 2023 që u mbyll me 10,1 milionë turistë të huaj.

Tv Klan