Pjesë e rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Fatmiri 65 vjeç ka Erseka i cili ka ftuar kushëririn e tij Bariun për ta falenderuar që i është gjendur pranë në momentet më të vështira të jetës së tij. Fatmirit i është prishur shtëpia tek Astiri vjet dhe kushëriri i tij Bariu i ofroi mbështetjen dhe i hapi derën e shtëpisë.

Për këtë nder të madh ai vjen ta falënderojë për gjërat që ka bërë dhe t’i thotë se nuk ia shpërblen dot për të gjitha që ka bërë.

Fatmiri ka treguar se të dy e pëlqejnë shumë rakinë dhe shpesh herë mblidhen bashkë për të pirë. Moderatorit Ardit Gjebrea nuk kishte si t’i shpëtonte kjo gjë dhe kishte marrë një shishe me raki mane nga Boboshtica dhe në fund të emisionit i qerasi të dy të ftuarit. Bariu, qelfiu më i madh i rakisë bëri dolli edhe për Rexhinën, vajzën që i çoi mesazhin tek shtëpia dhe e hodhi me fund. Për më shumë ndiqni videon: /tvklan.al