Ish-presidentit amerikan Andrew Jackson, do të zhduket nga kartëmonedha 20-dollarëshe dhe do të zëvendësohet nga një grua.
Ajo është Harriet Tubman, një nga heroinat e luftës kundër skllavërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Amerikan i Thesarit.
Fillimisht, Jacob Lew, ka thënë se në monedhën prej 10-dollarësh, ishte menduar që të vendosej Susan Anthony, një nga pionieret e të drejtave civile dhe të emancipimit të grave.
Por ai u bind që të mos ndryshonte portretin e Alexander Hamilton (Sekretari i parë i thesaritnë Amerikë), që ndodhet aktualisht në këtë monedhë, falë popullaritetit të tij. Kjo e ndihmuar dhe nga një muzikal kushtuar fituesit të çmimit nobel, që po bën namin në këto momente në Broadway./tvklan.al