Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka dhunuar vjehrrit e motrës së tij. Për të njëjtën ngjarje, motivet e së cilës nuk dihen, u procedua në gjendje të lirë edhe një 52-vjeçar.

“E.C., 23 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K.C., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasve Z.L. dhe V.L., (vjehrri dhe vjehrra e motrës së shtetasit E.C.)”, thotë policia e Durrësit në njoftimin e saj për mediat.

Po në qytetin bregdetar, për akuzën e dhunës në familje u arrestua dhe një 32-vjeçar, i cili dyshohet se dhunoi motrën e tij./tvklan.al