Ekspertët: Pandemia nuk merr fund në verë

Gati gjysma e popullatës në Shqipëri mendohet se është imunizuar ndaj Covid-19. 10% me anë të vaksinave dhe pjesa tjetër duke e kaluar sëmundjen apo siç njihet ndryshe imuniteti natyral. Por pavarësisht këtyre shifrave, mjeku infeksionist Arben Pilaca, thotë se ende nuk është koha të gëzohemi.

Pavarësisht situatës më të lehtësuar, vera nuk do të shënojë fundin e pandemisë, pasi Covid-in do e kemi prezent edhe në dimër.

Fushata elektorale dhe muaji i Ramazanit sipas mjekut infeksionist pritet të ketë ndikim të shifrave të të infektuarve dhe pse nuk do të jetë një rritje e konsiderueshëm. Në këtë situatë ai apelon që respektimin i masave si maska, higjienë dhe distancë të mos neglizhohen nga askush.

Tv Klan