10 humbje jete vetëm në 24 orët e fundit

10 qytetarë të tjerë në Kosovë nuk e fituan dot betejën me koronavirusin në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Shifra më e ulët kjo e viktimave ditore që prej gati muaj, kur edhe numri i fataliteteve por edhe i rasteve të reja u rrit ndjeshëm.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në 30 ditët e fundit Kosova ka shënuar një bilanc mjaft të rëndë viktimash, duke numëruar 595 jetë të humbura nga 2,899 që është numri total i viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Rekordi negativ është shënuar më 29 Gusht kur edhe u regjistruan plot 36 jetë të humbura, ndërsa 2 Shtatori shënoi rekordin e dytë negative me 32 fatalitete.

Autoritetet shëndetësore raportuan gjithashtu se në 24 orët e fundit janë kryer mbi 5500 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 173 persona. Sipas të dhënave zyrtare aktualisht në Kosovë mbeten edhe 9700 raste aktive me Covid-19.

Situata në spitale gjithashtu paraqitet e rëndë, pasi aktualisht gjenden te shtruar 591 persona, nga të cilët 458 ne oksigjenoterapi.

Tv Klan