Një Gjykatë në Mianmar dënoi me 7 vjet burg dy gazetarë të Agjencisë së lajmeve “Reuters”, për shkeljen e sekretit shtetëror.

Ata u arrestuan në Dhjetor të vitit 2017 me dokumente zyrtare të marra nga burime policore. “

Nuk kam frikë, unë nuk kam bërë asgjë të gabuar, besoj në drejtësi, demokraci dhe liri”

, tha gazetari Ua Lone, pas vendimit.

Dënimi i dy gazetarëve ngjalli reagime të forta. Avokati i gazetarëve tha se ky rast është një provë e cënimit të lirisë së shtypit në Mianmar. Sipas tij, vendimi është një mesazh kërcënes edhe për gazetarët e tjerë, se nuk mund të hetojnë mbi autoritetet dhe politikën e vendit.

Dy gazetarët po investigonin për ekzekutimin e 10 burrave të pakicës myslimane Rohingia nga ushtria. Autoritetet më vonë filluan hetimin e tyre në vrasjet, duke konfirmuar masakrën dhe duke premtuar të ndërmarrin veprime kundër atyre që kishin marrë pjesë.

Të paktën 700 mijë myslimanë të pakicës Rohingia janë larguar nga Mianmari, për shkak të tentativës për spastrimin e tyre. OKB kërkoi hetimin e zyrtarëve ushtarakë në Mianmar për Genocid.

Tv Klan