Në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës është çelur Panairi i Punës.

Në këtë panair, ishin të pranishme rreth 70 kompanitë më të mëdha të biznesit që u kanë ofruar mundësi punësimi studentëve.

I pranishëm në këtë aktivitet, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, e vlerësoi panairin, si një mundësi shumë të mirë bashkëpunimi mes biznesit dhe studentëve për zhvillimin e tregut të punës.

Sipas tij, tregu i punës në aftësim profesional, tregu i arsimit të lartë, publik apo privat duhet të jenë bashkë me forcë investimi dhe energji, për të gjitha sfidat.

Gonxhe u ndal në një risi tjetër që ka ndërmarrë qeveria për zhvillimin e zonave të lira ekonomike, si katalizator të investimeve që nxisin biznesin dhe punësimin.

Ai bëri të ditur se në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka 126 vende të lira pune.

Klan News