8 persona humbën jetën 24-orëshin e fundit në Ukrainë, nga një valë sulmesh ruse me dronë në disa rajone të vendit. Sulmet u përqendruan në rajonin lindor të Kharkivit, ku u shënua gjysma e viktimave, ndërsa pati edhe 12 të plagosur në total.

Shumica e të vrarëve në Kharkiv janë punonjës të ekipeve të emergjencave që u goditën nga një sulm i dytë gjatë dhënies së ndihmës për disa banorë të prekur nga një tjetër sulm rus në një zonë të banuar.

Vrasjen e punonjësve të ndihmës së shpejtë, presidenti Volodimir Zelenski e quajti një akt cinik dhe të neveritshëm, ndërsa rusët i quajti terroristë që kryejnë të tilla sulme. Zelenski e mori si shembull këtë rast, për të kërkuar edhe një herë ndihmë urgjente me armatime nga aleatët perëndimorë për të përballua sulmet ruse.

Këtë të Premte, edhe Ukraina kreu një sulm me dronë ndaj një baze ajrore brenda territorit rus pranë qytetit jugor të Rostovit. Kievi pretendon se ka shkatërruar 6 avionë luftarakë rusë Suukoi dhe hedh dyshime se mund të ketë vrarë ose plagosur të paktën 20 pjesëtarë të stafit të bazës.

Tv Klan