Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin e Korçës gjatë paradites së sotme. Një furgon mallrash ka aksidentuar për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Unazën e qytetit në lagjen nr 6, pranë vendit të quajtur “Ura e Fajancës”.
Viktima është Thanas Qerimi, 78 – vjeç, banues në fshatin Ravonik. Ndërsa drejtuesi i mjetit është Renato Shahinasi, 36 – vjeç, nga qyteti i Korçës, i cili drejtonte furgonin me targa AA 274 KI.
Ky i fundit u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak orë më vonë. 36 – vjeçari ndodhet në ambientet e Komisariatit të Korçës, për të kryer procedurat e mëtejshme. /tvklan.al