“Kam folur me vajzën për tradhëtine bashkëshortore, nuk ishte e lehtë“
Aktori Kevin Hart ka pranuar së fundmi se ai nuk ishte i përgatitur për efektin që patën skandalet publike në familjen e tij. Ai u shpreh se ishte një ndjesi tjetër kur përfshihen edhe fëmijët.
“Mund të them se të kesh një vajzë të vogël është e vështirë,ti nuk i kupton me të vërtetë pasojat e gabimeve të tua”, tha ai.
Aktori i humorit ka rrëfyer se i është dashur të flasë me të bijën për tradhtinë bashkëshortore.
Asokohe Kevin u kap me një modele në Las Vegas, larg shtëpisë ndërkohë që bashkëshortja e tij Eniko Parrish ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë. 40-vjeçari theksoi se partnerja e tij nuk e kishte aspak të lehtë këtë situatë por pavarësisht gjithçkaje vendosi ta falë për hir të familjes që po krijonin së bashku.
Ai pranoi se të qenurit baba e ka bërë të jetë më i kujdesshëm për gjërat që thotë publikisht. Marrëdhëniet me familjen e tij janë përmirësuar kjo dhe për shkak të rritjes së vetëdijes mbi faktin se sa ndikim ka fama tek marrëdhëniet familjare.
Kevin vendosi të mos prezantonte më ndarjen e çmimeve Oscars pas kritikave në rritje për përdorim të një gjuhe homofobike.
Klan News