Në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj i cili ka folur për mikun e tij të vjetër Guljelm Radonë i cili ndodhet në gjendje të rëndë nga Covid-19 në spitalin e Durrësit. Ai i bën apel të gjithëve që ta ndihmojnë dhe shpreson që Ministrja e Kulturës dhe e Shëndetësisë do bëjnë diçka që nesër të mos ndihen të turpëruara dhe me kokë mënjanë.

Rudina Magjistari: Mevlan Shanaj çfarë mund të themi për Guljelm Radonë në këto momente?

Mevlan Shanaj: Jam i bindur që do e kapërcejë këtë Covid edhe pse ne jemi të trishtuar me gjendjen e tij, por unë besoj tek forca e tij dhe ky sensibilizimi për një aset kombëtar. Guljelm Radoja është aset kombëtar me vlera të jashtëzakonshme. Nuk ka mundësi, mendoj e shpresoj që të mos jetë bërë kujdesi maksimal në spitalin e Durrësit. Unë shpresoj që ata të kenë thirrur ekspertët nga Tirana për t’u konsultuar, sot mjetet janë shumë të thjeshta për të krijuar komunikim. Shpresoj dhe besoj që Ministrja e Kulturës duhet të ketë bërë një vizitë që nesër të mos jetë e turpëruar e kokë mënjanë. Kurrën e kurrës nuk do ndodhë që ajo të kthejë kokën mënjanë për Guljelmin. Besoj se Ministrja energjike e Shëndetësisë duhet t’i ketë vajtur në mendjen e saj se është një Guljeljm Radoja që familjen e saj, shqiptarët i ka bërë për vete.

Rudina Magjistari: Ne kishim planifikuar që të kishim në këtë bisedë dhe djalin e tij dhe gjithçka ishte e konfirmuar, por para pak minutash tha që pikërisht për hir të gjendjes së tij shëndetësore e kam të pamundur të jem dhe mu duk sikur ndoshta ka pasur ndonjë lëvizje tjetër. /tvklan.al