Kreu i Partisë Demokratik, Lulzim Basha, ka thënë sot në emisionin “Opinion” se shkelja e rregullave të pandemisë gjatë fushatës së tij është një shqetësim i drejtë, por shtoi se grumbullimet spontane të qytetarëve nuk i ndal dot.

Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të PS, që ka thënë se po kryen infektime masive, Basha tha se shqetësimi kryesor në Shqipëri nuk është ky por grumbullimet nëpër kafe e urbane.

“Unë jam i pari që mbaj maskë, që mbaj distancë, që bëj thirrje për të mbajtur distancën, i përshëndes sa më takime ti kam shumë shkurt. Takimet i mbaj në ambiente të hapura, kur i mbaj në ambiente të mbyllura i kam në numër të kufizuar. Por nuk mund të ndalojë dot entuziazmin e tyre. Ata vetë thonë që u ka ardhur në majë të hundës.

Po a është ky problemi më i madh i Shqipërisë unë them jo. Por mund të shikoni kafet në Tiranë, janë plot. Urbanët janë plot. Unë dhe PD nuk mund të ndalim grumbullimet spontante të qytetarëve. Është një shqetësim i drejtë, por e kam të pamundur, unë stafi, partia që të ndalim këtë edhe kjo është e vërtetë”, u shpreh ndër të tjera Basha./tvklan.al