Qytetarët shqiptarë që po udhëtonin drejt vendeve të Evropës nëpër Serbi janë bllokuar në zonat pikat kufitare Serbi-Kroaci dhe Serbi- Hungari.

Autoritetet serbe nuk po i lejojnë që të kalojnë kufirin ndërsa kanë mbetur të bllokuar prej 15 orësh. Një qytetar emri i të cilit nuk pranoi të bëhej publik ka thënë për TV Klan se ndodhet në pikën kufitare Serbi Hungari që nga ora 4 e mëngjesit të së mërkurës.

Tha se autoritetet serbe ndërsa po intervistojnë të gjithë qytetarët shqiptarë ku po i pyesin për UÇK-në, Adem Jasharin e shumë ish-komandantë të UÇK-së. Fatmir Haxholli nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka thënë se kjo ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin “ky është një urdhër nga Beogradi”.

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë të ditur se i ka njoftuar shtetet e QUINT-it dhe institucionet e Bashkimit Evropian e të tjera, për bllokimin e qindra kosovarëve në pikëkalimet kufitare të Serbisë me shtetet tjera. Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë të lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”.

Rreth 1000 qytetarë të Kosovës besohet se se janë të bllokuar në këto pika kufitare.

Klan News