Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka qenë i ftuar në spektaklin Klanifornia në Tv Klan këtë të shtunë, në një “mini-intervistë” përballë Albano Bogdos.

Ahmetaj ka folur për raportin e tij me Kryeministrin Edi Rama dhe për postet që ka mbajtur në qeveri.

Albano Bogdo: Mund të shpjegoni pak z.Ahmetaj, përse Rama, Kryeministri, ju ka kaq shumë përzemër? Sa herë ka një problem madhor, ju nxjerr juve si asin nën mëngë.

Arben Ahmetaj: S’është e vërtetë! Unë e kam përzemër, jo ai mua. Kështu që unë nuk i ndahem. Nuk i ndahem unë.

Albano Bogdo: Po pse s’të heq ai?

Arben Ahmetaj: Po s’i ndahem prapë. Pse nuk më hoqi?

Albano Bogdo: Po, po, të hoqi dhe të bëri ministër Rindërtimi.

Arben Ahmetaj: Më hoqi, po s’ju ndava unë prapë. Nga mbrapa…

/tvklan.al