Pjesëmarrje masive në homazhet për Raisin
Maj 21, 2024
Turma të mëdha njerëzish, siç duket edhe në këto pamje, bënë homazhe pranë arkivolit të presidentit Ebrahim Raisi, ministrit të jashtëm dhe 5 personave të tjerë që humbën jetën të dielën në aksidentin tragjik që shkaktoi rënia e helikopterit me të cilin ata udhëtonin, në malet e Iranit veriperëndimor. Homazhet nisën këtë të martë në Tabriz, kryeqendrën e rajonit iranian të Azerbajxhanit Lindor, ku ndodhi aksidenti. Këtë të martë, trupi i presidentit do të dërgohet për homazhe edhe në Kom, qytetin e tij të Lindjes. Homazhet shtetërore do të vijojnë të mërkurën në Teheran, ndërsa ceremonia e...