Arrestohet 1 person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme në një fshat të Peqinit. Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është goditur me gurë.

Policia ka njoftuar se për ngjarjen është arrestuar 51-vjeçari S.Ç. Rreth orës 23:30 të së enjtes, pas një konflikti të çastit për motive të forta ai ka goditur me gurë 64-vjeçarin.

Ky i fundit u dërgua në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. Viktima dhe autori i kësaj ngjarjeje ishin të dy banorë të fshatit Lolaj.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që ndaj 51-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes me dashje./tvklan.al