Policia ka arrestuar pasditen e sotme drejtorin e Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka. Ky i fundit është vënë në pranga pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria.

Leka u arrestua në ambientet e institucionit që ai drejton, pasi dyshohet si i përfshirë në afera korruptive. Për momentin nuk ka informacione të tjera konkrete rreth këtij arrestimi.

Katër ditë më parë, u arrestuan juristi i Hipotekës së Shkodrës dhe tre persona të tjera të akuzuar për abuzime me pronat. /

tvklan.al