Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit ka shënuar një sukses historik mbrëmjen e së dielës duke përfunduar kampionatin italian në vendin e 3-të, me 69 pikë, po aq sa Interi i vendit të 4-rt dhe duke u bërë pjesë e skuadrave që do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve.

Atalanta mundi 3 – 1 Sassoulon në një ndeshje ku nuk u aktivizua portieri Berisha, por mbrojtësi Gjimshiti bëri një paraqitje tejet pozitive.

Një ndeshje e çmendur deri në frymën e fundit ishte ajo mes Interit dhe Empolit, e cila përfundoi 2 – 1 për vendasit. Empoli rrezikoi deri në fund të linte Interin jashtë zonës Champions, por në fund ra vetë një kategori më poshtë.

Milan fitoi 2-3 ndaj SPAL. Një fitore e hidhur kjo për kuqezinjtë, të cilët mbetën sërish jashtë Ligës së Kampioneve. /tvklan.al