Ava Max vijon me sukseset e njëpasnjëshme ndërkombëtare. Këngëtarja me origjinë shqiptare është futur në “top10” këngëtaret e Billboard.

Ka qënë vetë 26-vjeçarja e cila e ka ndarë lajmin me fansat e saj në rrjetin social Instagram ku shkruan se i janë dashur mbi 10 vjet punë për këtë moment që ajo e quan të çmendur.

Është hiti “Sweet but psycho” që e bëri Ava Max të kthehet në vëmendjen e mediave ndërkombëtare duke i dedikuar shkrime të shumta.

Ndërsa së fundmi ajo ka publikuar këngën ‘So Am I”, i cili gjithashtu po rezulton një sukses.

Tv Klan