Ngjarja në Lezhë, 68-vjeçari arrestohet nga policia

Rreth orës 15:10, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit Lezhë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin Gj.N.,dhe bashkëshorten e tij shtetasen Sh.M.,me profesion avokat duke u konfliktuar me një shtetas.

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka  kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzën njërit prej punonjësve të Policisë.

Gj.N. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë. Në vijim të veprimeve nga oficeri i  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.N.,68 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”./tvklan.al