Ministri i Brendshëm, Taulant Balla shprehet i bindur se paketa e sigurisë në shkolla ka dhënë rezultate konkrete. Shpërndarja e drogës pranë institucioneve arsimore mbetet në fokus të forcave të rendit ndaj ministri kërkoi që të gjithë të denoncojnë personat që kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm. 

“Kërkoj mirëkuptimin dhe bashkëveprimin tuaj, të gjithë faktorët bashkë, policia, oficeri i sigurisë, mësuesit, në mënyrë që të kemi sa më shumë informacion për t’i identifikuar, gjetur e vendosur para drejtësisë ata që duan të bëjnë biznes me shëndetin tuaj, duke dëmtuar financiarisht familjet tuaja.”

Balla tha se përveç kanabisit, problem mbeten edhe droga të tjera.

“Ajo që është bërë më e njohur në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla, është lufta kundër fenomenit të përdorimit të lëndëve narkotike, kryesisht të hashashit, por jo vetëm. Aktualisht kemi një sfidë tjetër që janë drogat sintetike.”

Në një takim në gjimnazin “Halit Bërzeshta” në Prrenjas, Balla tha se një tjetër problem që duhet adresuar në shkolla është bullizmi.

Tv Klan