Ish-presidenti Bartomeu tha se blerja e yllit të PSG bëhej thjesht, por trajneri sugjeroi Dembele

Ish-presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka treguar se klubi kishte mundësinë që të firmoste me Kylian Mbappe në vitin 2017, por zgjodhi që të nënshkruante me Osmane Dembele.

Sipas ish-kreut të klubit katalanas, faktor për këtë gabim të rëndë që i ka kushtuar jo pak klubit, është trajneri i atëhershëm Ernesto Valverde dhe stafi i tij, të cilët këmbëngulën për Dembele.

Barça i pagoi në total Borusia Dortmundit për francezin rreth 145 milionë euro përpara 4 vitesh, por sulmuesi ka zhgënyer për shkak të dëmtimeve të shumta, ndërsa Mbappe është kthyer në një nga bomberat më të mirë te PSG-ja.

Bartomeu tha se blerja e Mbappe ishte në tavolinë, por trajnerët preferuan Dembele sepse kërkonin një lojtar që të hapte fushën, raporton spanjollja sportive “AS”.

Por jo vetëm blerja e Dembeles ka qenë një zhgënjim total te katalanasit gjatë drejtimit të Bartomeut.

Edhe blerja e Philippe Coutinho për rreth 170 milionë euro ka rezultuar shumë larg pritshmërive, ndërsa braziliani ka vuajtur shumë që të lerë shenjë te katalanasit pas tri vitesh pjesë e ekipit.

Klan News