Barcelona ndërpret marrëveshjen, i detyrohet 10 milionë euro

Barcelona ka arritur akordin për të ndërprerë marrëveshjen përfundimtare me trajnerin tashmë të shkarkuar, Ronald Koeman. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, klubi katalanas ka shkëputur me konsensus kontratën që i lidhte para 27 Tetorit, kur edhe u largua pas rezultateve të dobëta.

Barcelona do t’i paguajë Koeman 10 milionë euro shlyerje, që korrespondon me të gjithë kontratën që ka mbetur për t’u përmbushur. Kjo shumë duhet që të paguhet përpara vitit 31 Dhjetor të këtij viti. Sipas informacioneve, nga kjo marrëveshje do të përfitojnë edhe dy ndihmësit e tij, Alfred Shreuder dhe Henrik Larson. 58-vjeçari mori drejtimin e Barcelonës në Gusht 2020 dhe pas një viti e pak muajsh në stol koleksionoi 39 fitore dhe 12 barazime në 67 ndeshje në pankinë.

Klan News