Skuadra katalanase shënon 6 gola ndaj Pumas

Një natë feste në stadiumin “Camp Nou” ku 83 mijë spektatorë ishin të pranishëm në suksesin 6 – 0 të Barcelona ndaj Pumas të Meksikës.

Një fitore që solli edhe kësaj here trofeun Gamper, që zhvillohet para nisjes së sezonit në Spanjë dhe mban emrin e themeluesit e një prej lojtarëve të parë të skuadrës katalanase.

Fillmisht ishte parashikuar Roma si kundërshtar, por skuadra italiane u tërhoq. Në përballjen me meksikanët goli i parë u shënua pas 3 minutave lojë me autor Robert Lewandowski, afrimi më i bujshëm i verës te katalanasit.

Pjesa e parë u mbyll në avarazh 4 – 0 falë golave të Pedri dhe Dembele. Në të dytën realizuan edhe Aubameyang dhe De Jong. Barcelona do të përgatitet tani për nisjen e kampionatit. Ndeshja e parë në La Liga do të jetë të shtunën ndaj Rayo Vallecano në shtëpi.

Klan News