Barcelona fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale me Atletiko Madridin. Një sukses 2 – 1 në fushë kundërshtare që e bën më të lehtë rrugën drejt finales në Kupën e Mbretit.

Një nisje befasuese e katalnasve që shënuan menjëherë me Suarez, i cili la pas mbrojtësit kundërshtarë. Mesi realizoi sërish për Barcelonën në minutën e 33’.

Goli i Grizman në pjesën e dytë mban gjallë shpresat e Atletikos për takimin e kthimit që do të luhet më 7 shkurt në stadiumin “Kamp Nou”.

Tv Klan