Basha: Karantina u shfrytëzua për të vjedhur



Basha: Karantina u shfrytëzua për të vjedhur

16:33 07/07/2020

Manastirliu: Kemi gati 90 mijë teste të reja për Covid-19

Rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19 kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e quan një dështim të qeverisë për të menaxhuar situatën e cila tashmë ka dalë jashtë kontrolli.

Në një takim me mjekë dhe specialistë të fushës, Basha akuzoi se karantina 3 mujore shërbeu vetëm që qeveria të vidhte miliona lekë përmes tenderave sekretë, por nuk u mor asnjë masë për kujdesin ndaj qytetarëve pas lehtësimit të kufizimeve. 

Sipas kryedemokratit duhet të ishin aktivizuar një rrjet i gjerë laboratorësh publikë e privatë për testet molekulare e imunologjike në mënyrë që virusi të frenohej.

Nga Instituti i Shëndetit Publik, aty ku pritet të instalohet një aparaturë e re testimi, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se po vijon rritja e kapaciteteve laboratorike në vend. Mbi 90 mijë teste janë venë në dispozicion të këtij instituti për identifikimin e rasteve të reja me Covid -19.

 “Ne kemi një plan, kemi një strategji për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik”.

Po ashtu Manastirliu tha se së shpejti do të fillojë punën edhe laboratori i dytë në QSUT për testimet molekulare, por për të përballuar situatën kërkohet edhe respektimi i masave nga qytetarët.

Tv Klan




Të ngjashme