Koncert simfonik me veprat e tij më të njohura

Teatri i Operas dhe Baletit, do të sjellë një koncert simfonik me veprat më të njohura të kompozitorit Gjerman Ludwig van Beethoven. Në këtë shfaqje instrumentale, do të bashkohet edhe drejtoresha e Institucionit të TKOB-s, Abigeila Voshtina, e cila do të zhveshë xhaketën e titullares, për t’ju bashkuar si violiniste orkestrës së Operas.

Shfaqja “Beethhoven Celebration” do të çelet me pjesët e kompozuara të Beethoven në piano, violinë dhe violinçel, për të vijuar me shumë të njohurën simfoninë e 7.

Ky koncert vjen si një homazh për kontributin e madh që Beethoven ka lënë pas, e që për publikun do të shfaqjet nesër në Tetarin e Operas.

Tv Klan