Në dobi të jetesës së fëmijëve dhe të ardhmes së përbashkët, askush të mos qëndrojë indiferent përballë emergjencës së ndryshimeve klimatike. Kështu shkruajti Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në Ditën Ndërkombëtare të Tokës me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.

Më tej Presidenti Begaj thekson se çdo hap i vogël drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, është një hap i madh për shëndetin e planetit. “Bashkë kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër”, shkruan Presidenti i Republikës në profilin e tij në Facebook.

Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Tokës kësaj është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës, nga ndotja dhe ndryshimet klimatike.

Dita Ndërkombëtare e Tokës daton që në 1970, ku më 22 Prill asokohe në SHBA u mbajt manifestimi i parë më i madh ekologjik i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si ditë ndërkombëtare.

Vitet e fundit gjithnjë e më shumë është ngritur shqetësimi se mbarë bota po kërcënohet nga ndryshimet klimatike.

Klan News