Presidenti: Përmbushje e rekomandimeve për Reformën Zgjedhore

Ambasadorët e Misioneve të Përhershme të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, si edhe zëvendësdrejtuesja e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, zhvilluan një takim me presidentin Begaj.

Presidenti Begaj informoi ambasadorët e QUINT-it për avancimin e reformave në vendin tonë, me theks ndaj asaj zgjedhore dhe të drejtësisë. 

Kreu i shtetit risolli në vëmendje mesazhin drejtuar palëve politike në parlament për ngritjen e ligjvënësve në nivelin e kërkuar, si dhe përmbushjen në kohë të një reforme zgjedhore që garanton proces të pakontestueshëm, përfshirë edhe votimin e emigrantëve.

Po ashtu, Presidenti Begaj nënvizoi se kthimi i normalitetit të punës në parlament mbetet i rëndësishëm për përmbushjen në kohë të angazhimeve në fushën e reformave dhe integrimit në BE.

Klan News