Kreu i Shtetit: Vlerësoj bashkëpunimin për çëshjtet dypalëshe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim pune me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Të dy presidentët u fokusuan gjatë bisedës së tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndërsjelltë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij, për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypalëshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.

Klan News