Në 30-vjetorin e kremtimit të marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, kreu i shtetit, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës, ku u prit me një ceremoni të veçantë në Vilën Magjistrale nga Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës, Fra’ John Dunlap.

Në këtë vizitë zyrtare, kreu i shtetit shqiptar shoqërohej nga Ambasadorja pranë Urdhrit të Maltës, Majlinda Frangaj.

Begaj tha se Shqipëria do të mbështesë gjithmonë angazhimin e Urdhrit të Maltës në fushën e diplomacisë humanitare dhe dialogut ndërfetar, pasi vetëm në këtë mënyrë rritet kontributi i përbashkët në favor të paqes dhe solidaritetit humanitar në botë.

Ndër të tjera, vlerësoi ndihmën nga Urdhri Sovran i Maltës në rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të Nëntorit të vitit 2019 dhe në realizimin e projekteve në fusha të ndryshme, dhe asistencës për shtresat në nevojë.

Tv Klan