Sadiku shënon në barazimin e Malaga

Spal u kthye te fitorja shpresëdhënëse për të qëndruar në Serie A. Skuadra nga Ferrara triumfoi me përmbysje 2 – 1 në fushën e Torino të shtunën dhe për këtë meritë ka edhe Etrit Berisha.

Portieri shqiptar ndali një goditje tepër të rrezikshme të Belloti mund të vendoste shumë për takimin. Berisha u vlerësua me notën 7, ndër më të lartat në këtë sfidë. Një tjetër gol për Armando Sadikun në ligën e dytë në Spanjë.

Malaga mori 1 pikë me barazimin 1 – 1 me Lugo. Sadiku pati edhe shanse të tjera shënimi, madje iu anulua edhe një tjetër gol. Në këtë sezon sulmuesi shqiptar ka shënuar 7 gola me Malaga në kampionat.

Tv Klan