Partia Demokratike më në fund drejt përcaktimit të kandidatit për kryetar bashkie të kryeqytetit. Besnik Konçi, ish ambasadori ynë në Beograd gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike është kandidati më i mundshëm për t’u përballur me Edi Ramën, kandidatin e propozuar nga Partia Socialiste.

Konçi gjatë të 40-ave është përzgjedhur nga krerët më të lartë të Partisë Demokratike dhe intelektual jo shumë i përfshirë në funksionet partiake. Kështu Partia Demokratike synon më shumë të paraqesë një kandidaturë jo shumë të lidhur me strutkturat e partisë, por që do të gëzojë popullaritet në Tiranë.

Disa ditë më parë kryetari Sali Berisha u shpreh se nuk është e thënë që më i votuari në seksion të jetë më i votuar dhe në aktiv. Ndërkohë emrat që kanë marrë më shumë pikë në votimet e Partisë Demokratike janë Vili Minarolli, Bamir Topi dhe Kuron Vaceli. Megjithatë kandidatura e Besnik Konçit aktualisht i angazhuar në Instituin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duket se do të jetë kandidatura përfundimtare e PD-së për kryetar bashkie në kryeqytet./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego