Thesarët e Shqipërisë janë eksploruar sërish nga historiania dhe gazetarja britanike Bettany Hughes.

Në një dokumentar të gjatë të publikuar në kanalin televiziv britanik Channel 4, Bettany fton këdo që të eksplorojë bukuritë enigmatike dhe historinë unike të Shqipërisë dhe Adriatikut.

Dokumentari nis në Gadishullin e Karaburunit dhe ndalesa e parë është Gjiri i  mës, aty ku gazetarja pa nga afër mbishkrimet e vjetra 23 shekullore.

“Është mahnitëse të shohësh këto mbishkrime që ndodhen përgjatë kësaj vije bregdetare”.

Destinacioni tjetër ishte Parku Arkeologjik i Orikumit që luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

“Kam parë shumë vende historike në jetën time, por kjo më emocionon shumë sepse Cesari ka qenë këtu, ka qëndruar këtu”.

Parku Arkeologjik i Apollonisë ishte po ashtu në itinerarin e Bettany, aty ku ajo tregon se vizitorët mund të mësojmë më shumë për arkitekturën greko-romake dhe bizantine.

“Sa vend i bukur për t’u vizituar”.

Gërmimet e para arkeologjike nën ujërat e liqenit të Ohrit po ashtu kanë tërhequr vëmendjen në dokumentar. E zhytur në liqen Bettany pa vendbanime që i përkasin 7500 viteve më parë.

“Është një përvojë e jashtëzakonshme, ka kaq shumë gjëra për t’u zbuluar këtu poshtë”.

Qyteti i një mijë dritareve sugjerohet po ashtu për t’u eksploruar.

Në dokumentar nuk lihet pa përmendur as mikpritja e shqiptarëve, bashkëjetesa fetare apo edhe tradita e polifonisë.

Tv Klan