Ikonat e muzikës pop  Beyonce, Cher dhe Taylor Swift u shpërblyen me trofe gjatë ceremonisë së çmimeve iHeartRadio që u mbajt në teatrin Dolby në Los Angeles. Cher, e cila performoi së bashku me Jennifer Hudson, pranoi çmimin “Ikonë” nga aktorja Meryl Streep.

“Nisur nga përvoja ime, ajo që dua të them është se nëse keni një ëndërr, mos hiqni dorë nga ajo pavarësisht se çfarë do të ndodhë, sepse ajo që me siguri di nga përvoja ime është se nëse keni një ëndërr dhe i qëndroni besnik asaj do të keni një jetë e mrekullueshme dhe me siguri ajo do të realizohet”.

Nga ana tjetër Beyonce, e cila publikoi më 29 mars albumin e saj të titulluar Cowboy Carter, iu dha çmimi ‘Inovator’.

“Të jesh inovator është të thuash atë që të gjithë besojnë se është e pamundur. Të jesh inovator shpesh do të thotë të kritikohesh, gjë që shpesh do të testojë forcën tënde mendore”.

Kjo ngjarje e muzikës u prezantua nga reperi Ludacris, i cili performoi edhe hite të tij. Gjatë ceremonisë interpretuan Justin Timberlake, “Green Day”, Jelly Roll dhe grupi i viteve 1990 “TLC”.

Klan News