Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, shpjegoi mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion” arsyen përse ka vonesa në kryerjen dhe përgjigjen e tamponit tek qytetarët që dyshohet se mund të jenë prekur nga Covid.

Ajo tha se ka pasur një rritje të kërkesës për kryerjen e tamponëve, përtej kapaciteteve që laboratori i ISHP kishte. Megjithatë Bino u shpreh se për të përballuar kërkesat janë ngritur edhe 3 laboratorë të tjerë.

“Duke qenë procesi i tillë dhe duke pasur një rritje të rasteve, pra ne kemi pasur një rritje të transmetueshmërisë së rasteve, është rritur kërkesa për të kryer tamponin, përtej kapaciteteve që ka pasur laboratori jonë. Kjo është arsyeja që ne kemi ndërtuar 3 laboratorë, plus laboratorin e QSUT-së që funksionon. 1500 (testime) në ditë i bëjmë ne, aktualisht kjo mbulohet, me ato kërkesa që vijnë tek ne, sepse nuk e merr Instituti kërkesën për tampon”./tvklan.al