Biznesi dhe konsumatorët presin një mjedis më të përkeqësuar ekonomik.Treguesi i ndjesisë ekonomike, një element që përpunohet 4 herë në vit nga Banka e Shqipërisë ka pësuar rënie për tremujorin e fundit të 2017-ës me 3.9%.

Goditjen më të madhe e ka dhënë dega e tregtisë, ku besimi i bizneseve që operojnë në këtë sektor ka rënë me 10%, madje 1.5 pikë përqind më poshtë mesatares historike, raporton Banka Qendrore. Bizneseve iu është bërë pyetja se si e presin aktivitetin e tyre për muajt ardhshëm, por ky tregues ka treguar nivelin më të ulët.

Poshtë kapaciteteve shfrytëzuese që ka në të vërtetë, rezulton të ketë raportuar edhe dega e industrisë. Ndërmarrjet e këtij sektori janë shprehur se prodhimi pritet të jetë 1.9% më i ulët, ndërsa kontratat porositëse janë ulur me 6.4%. Po ashtu dhe ndërtimi, pohon se porositë janë 10% më poshtë, ndërsa pret që punësimi në këtë industri të pësojë një rënie të lehtë.

Nga të gjithë sektorët, dega e shërbimeve ka pësuar rritje si në treguesit e pritshmërive të muajve që vijnë, ashtu edhe në pjesën e ecurisë së biznesit. Banka e Shqipërisë thotë se dhe besimi i konsumatorit është rënie, por sërish mbi mesataren historike, ndërsa gjendja financiare e familjeve është ulur me -2.7 pikë përqindje.

Tv Klan