“Në këtë mënyrë shkojmë drejt falimentit” 

Drafti i Ministrisë së Turizmit për hapjen e kujdesshme të bizneseve është kundërshtuar nga operatorët turistikë përgjatë shëtitores së “Lungomares” në Vlorë. Ata kanë depozituar disa kërkesa në Bashkinë e qytetit të Vlorës, prefektin e Qarkut dhe Drejtorinë e Tatimeve për të rishikuar fashat orare të funksionimit dhe lehtësimin e masava kryesisht ato të distancimit.

Një nga kërkesat primare është fasha e orarit të paktën deri në orën 24:00. Distancimi social është ekstremist i paarritshëm, kur kemi këtë distancim, nuk mund të bëjmë biznes me dy klientë. Në këtë fashë orar që është përcaktuar nuk kryhet as 20 % e xhiros ditore.”

Nëse nuk plotësohen kërkesat, më shumë se 35 biznese që operojnë në shëtitoren e Lungomarës paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

“Nëse nuk plotësohen, ne do shkojmë deri në pezullim të licencave se shkojmë drejt falimentit. Nëse nuk merren parasysh bizneset do të shkojmë në protestë. Dasmat janë pezulluar, do shkojmë deri në pezullim të licencave.”

Përfaqësuesit e këtyre bizneseve kërkojnë mbylljen e sezonit turistik nëse nuk lehtësohen masat për shkak se rrezikojnë falimentin.

Tv Klan