Fitore shprese për Kilin, Perunë e Ekuadorin

Brazili është zyrtarisht pjesë e Kupës së Botës së Katarit 2022. Verdikti nuk ishte vënë asnjëherë në dyshim, por vetëm tashmë, pas fitores së fundit 1-0 ndaj Kolumbisë Seleçao arriti të shkojë në turneun e vitit të ardhshëm. Ekipi kombëtar i Tite ka fituar 11 nga 12 ndeshjet e zhvilluara deri më tani dhe gjashtë sfida nga fundi kanë nisur të festojë kualifikimin në Botëror. Paqueta shënoi golin e vetëm ndaj Kolumbisë, me mesfushorin që tregoi se është ndër finalizuesit më të saktë te kjo skuadër. Brazili tashmë numëron 34 pikë në vendin e parë dhe i shikon nga shkalla më e lartë rivalët e kontinentit.

Një autogol i Antoni Silva në fillimin e pjesës së dytë i mjaftoi Kilit për të regjistruar fitoren e tretë radhazi këtë herë ndaj Paraguajit 1-0 dhe ta dërgojë në zonën e kualifikimit direkt në Katar 2022. Kilienët numërojnë 16 pikë në vendin e katërt, aq sa Kolumbia, ndërsa Paraguaj ka 12 pikë. Fitore minimale regjistroi edhe Ekuadori, 1-0 ndaj Venezuelës. Ekuadorianët konfirmohen surprizë e grupit kualifikues për zonën e Amerikës Latine ku gjenden në vendin e tretë në kuotën e 20 pikëve.  Fitore plot shpresë mori Peruja, 3-0 përballë Bolivisë dhe afrohet me zonën që të siguron biletën për në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Klan News