Realizon 2 gola në kupën e Ligës së Anglisë

Armando Broja debutoi me Southampton, duke lënë shenjë. Sulmuesi shqiptar tregoi cilësitë e tij në suksesin e thellë 8 – 0 ndaj Newport në turin e dytë të Kupës së Ligës së Anglisë.

Broja, i cili e nisi si titullar, realizoi 2 gola dhe qëndroi në fushë për 65 minuta. 19-vjeçari zhbllokoi rezultatin pas 9 minutave lojë. Armando Broja festoi sërish kur shënoi golin e gjashtë për Southampton në të 57’.

Një paraqitje e mirë e sulmuesit të Kombëtares, i cili u huazua nga Chelsea që i zgjati kontratën deri në 30 Qershor të 2026, por përvoja te Southampton do ta ndihmojë të rritet. Sezonin e kaluar Armando Broja la shenjë me Vitesse në kampionatin holandez.

Këtë sezon në Premier League do të jetë një shans i artë për të treguar vlerat në një nga kampionatet më të rëndësishëm në botë. Nga ana tjetër ai do të jetë një kandidat i fortë për pozicionin e titullarit në Kombëtaren Shqiptare sa i takon ndeshjeve të Shtatorit.

Tv Klan