Një burrë në Karolinën  e Veriut telefonoi urgjencën duke thënë se u zgjua nga një ëndërr dhe gjeti gruan e tij të therur për vdekje, në dhomën e tyre të gjumit.  

Policia akuzoi 28-vjeçarin Matthew Phelps për vrasje të premten pasi ai bëri telefonatën shokuese për gruan e tij, 29-vjeçaren Lauren Ashley-Nicole Phelps.

Ai telefonoi numrin 911 të urgjencës duke thënë me gjysmë zëri:

“Unë e vrava atë…”

“Nuk mund ta besoj që e bëra diçka të tillë..”

Ai tha se para se të flinte kishte marrë ilaçe për të ftohtët më tepër se ç’duhej dhe se kishte humbur sensin e kohës.

“Kam marrë më shumë ilaçe se sa duhet.  Kam marrë ilaçe që mendova se do më bënin të ndihesha mirë, pasi ndonjëherë nuk mund të fle natën”,

shpjegoi ai.

Në fund të telefonatës shtatë minutëshe me 911, Phelps filloi të qante, duke thënë se gruaja e tij nuk e meritonte këtë dhe se gjaku i saj ishte tharë mbi rrobat e tij.