Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron tha këtë të hënë se sulmi i Iranit ndaj Izraelit ishte shumë domethënës, por një dështim total.

Nëse mëngjesin e sotëm je në Izrael, mendimi që kemi çdo të drejtë për t’u kundërpërgjigjur, është shumë i drejtë. Kështu është. Por ne po bëjmë thirrje që nuk duhet ta përshkallëzojnë situatën”, tha Cameron.

Sipas tij, sulmi ishte një “disfatë e dyfishtë për Iranin”.

Ata i treguan botës se janë një influencë malinje në rajon, të përgatitur për ta bërë këtë”, shtoi sekretari i Jashtëm britanik.

Cameron theksoi se Mbretëria e Bashkuar po përpiqet të shmangë përshkallëzimin dhe ajo çka është e rëndësishme është që lirohen pengjet e bllokuara në Gaza.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se Franca do të bëjë gjithçka për të shmangur përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit në Lindjen e Mesme.

“Jemi të gjithë të shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm”, tha presidenti francez për mediat. Ai i bëri thirrje Izraelit që ta izolojë Iranin e jo të përshkallëzojë situatën./tvklan.al