Deklarata e ish-Ministit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se Athina do të shtrijë sovranitetin e saj në 12 milje detare detin Jon, ka ngjallur reagimin e ashpër të Turqisë.

Kryediplomati turk, Mevlut Çavushollu tha në një intervistë për gazetarët e agjencisë së lajmeve Anadollu, se Ankaraja nuk do ta lejojë që ky parim të aplikohet në detin Egje.

“Grekët e dinë mirë se nuk do të lejojmë zgjerimin në 12 milje. Ata bëjnë shpesh deklarata të ngjashme, duke venë gjithnjë populizmin para fakteve. Ne u kemi dhënë përgjigjen e merituar sa herë që nga Athina ka patur deklarata nervoze. Jemi të zgjidhim të gjitha çështjet në Egje në një mënyrë paqësore”.

Për të dhënë sqarime mbi këtë çështje në Ministrinë e Jashtme turke u thirr ambasadorin grek në Ankara Petros Mavroidhis. Mes Turqisë dhe Greqisë aplikohet parimi i 6 miljeve det territorial për shkak të konflikteve që dy vendet kanë për ishujt e Egjeut.

Tv Klan