Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë sot se brenda pak ditëve do të nisin bisedimet për Presidentin e ri të vendit.

Në një deklaratë për mediat, Hoti u shpreh se çështja do të zgjidhet shumë shpejt dhe do të marrin pjesë të gjithë faktorët politikë në bisedime.

 “Besoj që do të marrë udhë edhe kjo çështje. Sapo kanë ndodhur ndryshimet, për shkak të aktakuzave nga Specialja. Besoj për disa ditë fillojmë bisedat me të gjithë spektrin politik, për të parë se si mund ta tejkalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, unë do të insistoj që të përcillen të gjitha hapat kushtetuese e jo të vendosen interesi politik para atij publik”, u shpreh Hoti.

Kosova prej fillimit të Nëntorit është pa President, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale.

Në postin e kreut të shtetit tani është Vjosa Osmani, por sipas Kushtetutës së Kosovës ajo mund të ushtrojë këtë detyrë jo më shumë se 6 muaj./tvklan.al